Në selinë blu që pas tërheqjes së ish-kryetarit Lulzim Basha, nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj janë bërë kryesisht takime informale. Komisioni i Rithemelimit vijon të kontaktojë me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së të cilëve u është kërkuar që t’i bashkohen lëvizjes së Berishës.

Megjithatë, sqarohet se negociatorë të komanduar nuk ka, as nga ana e PD-së zyrtare dhe as nga Komisioni i Rithemelimit. Ndërkohë, kujtojmë se këto 48 orë do të merret në shqyrtim nga gjykata dokumenti i dorëzuar nga Komisioni i Rithemelimit për Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor në “Air Albania”.

Vendimi që do të marrë Gjykata e Tiranës mund të ndryshojë shumëçka brenda PD, sidomos nëse njihet dokumenti i miratuar nga ky Kuvend.