Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehu shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, nxitur nga veprimet e Serbisë.
Sipas këshillit vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit.
Nisur nga kjo situatë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, të nxitura nga veprimet secesioniste të autoriteteve të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore. Ato janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit dhe kanë për synim minimin e paqes që ka krijuar ajo.
Retorika konfliktuale e lidershipit të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe veprimet dezintegruese të institucioneve të tyre janë prelud në skenarë të viteve të 1990-ta. Skenar këta që skenarist kanë pasur Beogradin e rezultat Srebrenicën, Vukovarin dhe Reçakun.
Fakti që përshkallëzimi i fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen pas vizitës në Moskë të liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik, si dhe në kohën e tensioneve në rritje në kufirin në mes të Ukrainës dhe Rusisë, janë edhe më shqetësuese.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Politikat etno-nacionaliste dhe veprimet dezintegruese të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e tërë rajonit tonë.
KASH edhe një herë tërheq vëmëndjen se paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, sikundër edhe përspektiva e tij Euro-Atlantike, mund të minohen fare lehtë nga heshtja e vendeve demokratike përballë rindezjes së politikave të kuzhinës së Millosheviçit.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përsërit thirrjen edhe ndaj vendeve të rajonit që të kundërshtojnë haptazi dhe pa ekuivoke çdo tendecë për minimin e funksionalitetit dhe integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara në rrugën e progresit dhe integrimeve Euro-Atlantike të rajonit tonë.