Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një interviste të dhënë për emisionin Me Xhaxhiun në “Faxneës”, analizoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe konfirmimin e lidershipit të Bashën për të tretën herë radhazi.
Vokshi e cilësoi mjaft të mirë pjesëmarrjen në votimet e së dielës, ku morën pjesë 55% e listës së votuesve demokratë, diçka më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Teksa denoncoi masakrën zgjedhore Vokshi u shpreh se pjesëmarrja e lartë në votimet për kreun e PD-së dëshmoi se të djathtë mbeten të fortë dhe do të ringrihen.
Gjithashtu ajo theksoi se së shpejti do të ketë dhe një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.
“E para që mua më ka kënaqur si anëtare e Kryesisë 55% është se listës së anëtarësisë morën pjesë në zgjedhje, vetëm rreth një muaj pas 25 Prillit. Ka shumë demokratë që janë të zemëruar pasi komshinjtë e tyre kanë shitur votën dhe prej tyre mbeten në opozitë.
Megjithatë ata dëshmuan se Partia Demokratike mbetet prapë e fortë dhe di të ringrihet. Pjesëmarrja ishte shumë e madhe, edhe meraku ishte shumë i madh se ata nuk do dilnin në votime, por rreth 80% prej tyre votuan Lulzim Bashën.
Sigurisht do ketë ndryshime, do ketë analizë të thelluar për çdo seksion.
Unë personalisht do bëj një analizë në degët që kam drejtuar. Në fakt, në fakt kam filluar ta bëj edhe vetë.
622 mijë të konfirmuara shto dhe 50 mijë vota të devijuara nga vendimi i KAS për fletën e votimit me numra, 672 mijë qytetarë i besuan Partisë Demokratike dhe Aleancës për ndryshim. Ka pas frymë”, tha Ademi.
Fax Web