Situatë kritike në disa zona të Lushnjes për shkak të prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman. Në fshatin Thanasaj ujërat e Shkumbinit kanë përfshirë dhjetëra banesa e oborre.

Deri në këto momente uji brenda argjinaturës nuk rrezikon dalje nga argjinatura.Në lumin Seman, fshati Murriz- Kozare ndodhet nën pushtetin e ujërave të lumit Seman. Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës. Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën. Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës, por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën.