1 mijë e 52 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Krahas infektimeve rritje pësoi edhe numri i viktimave. Autoritetet shëndetësore njoftuan të enjten për 14 pacientë që ndërruan jetë si pasojë e Covid-19.

Për të dytën ditë radhazi koronavirusi shënoi numër rekord infektimesh. Autoritetet Shëndetësore testuan 3 mijë e 974 persona në 49 Bashki të vendit, 1 mijë e 52 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Numri më i lartë i të prekurve u evidentua në Tiranë me 486 raste, ndjekur nga Vlora me 73 raste.

Shqetësuese të enjten ishin edhe të dhënat sa i përket vdekjeve. 14 pacientë, të moshave 56 -87 vjeç humbën përballjen me virusin vdekje prurës duke e çuar në 1 mijë e 418 numrin e jetëve të humbura.

Edhe spitalet po përballen me fluks pacientësh që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

Në katër spitalet Covid në kryeqytet ndodhen të shtruar 408 pacientë, 18 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Respektimi i masave anti-Covid, si mbajtja e maskës, distancës dhe kujdesi ndaj higjenës mbeten këshillat kryesore të ekspertëve të shëndetit.

Viktimat- 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1052

Të shëruar në 24 orë     585

Të shtruar në spitale     408

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               3974

Testime totale            373,132

Raste pozitive             81,993

Raste të shëruara        49,543

Raste Aktive                31,032

Humbje jete                 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17657

Fier                        2632

Durrës                  1718

Shkodër               1531

Vlorë     1528

Elbasan                  1393

Lezhë    1073

Korçë                    997

Berat     947

Gjirokastër 653

Kukës    487

Dibër     416