Qarku i Beratit ka regjistruar 37 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 986 raste që u raportuan në të gjithë vendin.
Shqetësues është fakti se 70% e rasteve të reja në qarkun e Beratit i përkasin grupmoshës 20-25 vjeç.
Rastet e ndara sipas qyteteve janë 12 në Berat, 19 raste në Kuçovë, 5 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.
Nga këta:
-2 infermiere në fshtrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore,
-2 punonjës të OSHEE -së në Skrapar,
-2 punonjëse në zyrat e drejtorisë arsimore në bashkinë Kuçovë,
-3 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës,
-9 pensionistë të moshave 66-79 vjeç.
(E.H/Faxweb.al)