Xhovana Nikolli ka reaguar  në rrjete sociale, pasi iu vu tritol në derën e banesës.

Ajo akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo

Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit.

Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit.

Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.

Top Channel