Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë dosjen penale ndaj kreut të AMP-së Florian Sulejmani, i cili për shkak të një hetimi të nisur nga prokuroria e Beratit u pezullua nga detyra e tij si titullar i Drejtorisë së AMP-së.

Çështja u transferua në Tiranë, ku pas shqyrtimit të materialit në dosje, prokurori Valentin Preci, vendosi ti kërkojë gjykatës së kryeqytetit, pushimin e ndjekjes penale ndaj Florian Sulejmanit, për shkak se nuk ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të tij në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Dosja ishte krijuar nga një kallëzim i kryer në prokurorinë e Beratit nga një officer i AMP-së, i cili me firmën e Sulejmanit ishte transferuar në Dibër.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, prokuroria e Beratit hapi një dosje hetimore, dhe në datën 16 prill 2025, njoftoi zyrtarisht caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani.

Disa ditë më pas dosja u transferua nga prokuroria e Beratit në Tiranë, ku pas verifikimit të mëtejshëm, prokuroria e kryeqytetit kërkoi në gjykatë pushimin e dosjes penale ndaj kreut të AMP-së, Florian Sulejmani./OraNews