39 parti politike kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qenë pjesë e garës së 11 majit.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga, raporton se sot Komisioneri Ilirjan Celibashi regjistroi 24 subjekte politike, mes tyre PSD e Tom Doshit si dhe aleatet historik të Partisë Demokratike; si Republikanët, PBDNJ, Agrarët si dhe Fryma e Re Demokratike.
Pjesë e garës do të jenë dhe subjektet politike të krijuara pas shkëputjes nga gjiri i Partisë “Demokratike si Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe “Djathtas 1912” e krijuar nga Enkelejd Alibeaj.
Edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, i cili nuk ka mbyllur një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhje do jete pjese e garës.
Në zgjedhjet e pranverës do të marrë pjesë edhe “Fronti i Majtë” i Marko Dajtit. Një ditë më parë u regjistruan edhe dy partitë e mëdha PS dhe PD.
Sot në mesnatë skadon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
PARTITË QË U REGJISTRUAN SOT:
- Partia Unitetit Kombëtar
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
- Partia Lëvizja Atdheu
- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
- Partia Drejtësia Shoqërore
- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
- Partia Ora e Shqipërisë
- Partia Emigracioni Shqiptar
- Partia Komuniste e Shqipërisë
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
- Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet
- Partia Republikane Shqiptare
- Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim
- Partia Socialdemokrate
- Fryma e Re Demokratike
- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
- Partia Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë
- Partia Fronti i Majtë
- Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
PARTITE QË U REGJISTRUAN DJE:
- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet
- Partia Nisma Thurje
- Partia Lëvizja Bashkë
- Partia Mundësia
- Partia Demokristiane e Shqipërisë
- Partia Lëvizja e Legalitetit
- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
- Partia Kombëtare Konservatore Albania
- Partia Demokratike
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
- Partia “Balli Kombëtar Demokrat
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
- Partia Balli Kombëtar
- Partia e Lirisë
- Partia Socialiste e Shqipërisë
