Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese dhe detare protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.
Protestojnë për bllokimin e mjeteve tw lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti 5 ditw mw parw nw plazhin e Potamit nw Himarw.
Protestuesit pohojnë se kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore. Sic tregojnë dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë. Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot t’i paguajnë.
