Deputeti i PD Bledion Nallbati është paraqitur sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me sherrin në Kuvend, në seancën e 30 tetorit, ku ai qëlloi me grusht kolegun e tij Vullnet Sina.

Teksa doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Nallbati u ndal në një komunikim të shkurtër për gazetarët.

Ai tha se nuk ka qëlluar askënd, por theksoi se në Parlament po ndodhin gjëra më të turpshme.

Nallbati: “S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.

Në atë parlament ka gjëra më të turpshme që ndodhin. Qindra miliona euro po shkojnë për PPP-të. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit.”