Një ditë para zgjedhje për kryetar, Partia Demokratike në Elbasan po përjeton një periudhë të turbullt, pasi kryesia dhe figura të rëndësishme si Kryetari i saj Eugen Isaji dhe Sekretari Zamir Muzhaqi kanë dhënë dorëheqjen në protestë kundër vendimit për të futur në listën e kandidatëve biznesmenin Naim Meta, figura e të cilit është e panjohur përsa i përket kontributit në Parti, krahasuar me figurat e dorehequra.

Sipas informacioneve brenda Partisë Demokratike në Elbasan ky kandidat po mbështetet fuqishëm nga deputetja Flutura Açka e cila gjithashtu u fut candidate për deputete në Elbasan pa patur asnjë kontribut për këtë degë, raporton ElbsaniPlus.

Kjo lëvizje e papritur e deputetes, e cila mbështetet edhe nga kryetari Lulzim Basha ka shkaktuar tensione brenda Partisë dhe për pasojë dorëheqje të shumta.

Në këtë kontekst, është e vështirë të mos theksohet kontributi i z. Eugen Isaji, sekretarit Zamir Muzhaqi dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë në suksesin e fundit të Partisë Demokratike në Elbasan. Pavarësisht faktit që dega mori numrin më të lartë të votave në plan kombëtar në zgjedhjet e fundit dhe siguroi 7 anëtarë në Këshillin Bashkiak, ata nuk u falenderuan as u thirrën kurrë nga kryetari Lulzim Basha.

Largimi i z. Eugen Isaji nga Partia Demokratike shënon një moment kritik për këtë parti në Elbasan. Kjo ngjarje e befasishme shënon një shkëputje përfundimtare dhe tregon për tensionet e theksuara në radhët e partisë. Ndërsa detajet vazhdojnë të mbeten të paqarta, duket se situata e brendshme po krijon një ndarje të thellë mes segmenteve të partisë.

Në një moment ku opozita duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë përballë sfidave politike, kjo ngjarje në Elbasan shënon një pikëpyetje për stabilitetin dhe unitetin e Partisë Demokratike në nivel lokal dhe të përgjithshëm.

Elbasani plus