Kandidatja e opozitës në Prrenjas, Suzana Topi denoncoi rastin e ndërtimit të një kanali vaditës, puna për të cilin ka nisur në vitin 2020. Por, sipas Suzana Topit, në tri vjet janë kryer vetëm 35% të punimeve, ndërsa bashkia e drejtuar nga Nuri Belba ka paguar paratë për 95 përqind të projektit. Sipas kandidates së opozitës, për një skandal të ngjashëm, ish-kryetari i bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është në burg.
Kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Prrenjasit ka denoncuar një aferë tjetër korrupsioni nga kryetari aktual i bashkisë Nuri Belba.
Bëhet fjalë për rehabilitimin e kanalit vaditës Radigos, Stranik, Bërzesht në njësinë administrative Stravaj, fshati Bregu i Golit. Për ndërtimin e këtij kanali puna ka filluar në nëntor të 2020 me një vlerë prej 711 milionë lekësh të vjetra, tender i fituar nga EuroAlb SHPK. Deri më sot është ndërtuar vetëm 30% e punimeve ndërsa sipas kandidates së opozitës, bashkia e Prrenjasit ka likuiduar 95% të vlerës së projektit.
Për të njëjtën aferë korruptive zonja Suzana shpjegon se ish-kryetari i bashkisë Lushnjë aktualisht është në burg bashkë me administratorin e kompanisë.
© SYRI.net