Erion Murataj PSD

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur në një intervistë televizive në lidhje me skandalin e përmbajtjes së salmonelës në filetot e pulës të importuara nga Brazili.

Denaj është prononcuar në lidhje me skandalin duke thënë se sipas saj çështja është politizuar. Ministrja është shprehur se sipas saj AKU-ja e ka ndjekur rregullisht protokollin.

Nga ana e ministres është thënë se çështjen do ta referoj përpara institucioneve dhe sipas saj policia dhe drejtësia duhet të japin gjykimin kryesor mbi çështjen.

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës.

Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore.

Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,” deklaroi Denaj.