Tekstet e mbushur me gabime janë bërë shpesh alarm nga pedagogë dhe ekspertë të gjuhës shqipe.
Në “Shqipëria live”, përmendet tregimi në gjuhën shqipe i djalit që tret pluhur dhe e pi që të ketë temperaturë dhe të mos shkojë në shkollë. Po ashtu një tekst, i shkollës fillore ku shpjegohet “si bëhet bebi” me terma seksualë.
Sipas të ftuarve, ligjërisht është e ndaluar që në librat nga klasa e parë në të katërt të jepet edukimi seksual.
Duhen parë të gjitha këto gabime, para se të botohet libri, thotë pedagogu Andon Andoni.
Studiuesja, Majlinda Keta kundërshton tekstet e huaja që përzgjidhen për t’u përkthyer. Sipas saj, profesionistët për të prodhuar përmbajtje cilësore në Shqipëri nuk mungojnë.
“Kemi elitën tonë, dhe këtu dhe në Kosovë, nuk kemi nevojë të bëhen përkthime skandaloze. Buxheti për arsimin është skandal. Për të diskutuar ndryshimin e një libri duhet një diskutim i gjatë, nuk mund të bëhet aq menjëherë sa bëhet këtu.
Arsimi sot është hedhur në bixhoz.
Ka shtëpi botuese që nuk kanë as redaktorë gjuhësorë, jo më shkencorë.
Arsimi duhet trajtuar si një e mirë publike. Një shtet nuk bëhet pa paguar një trajnim për mësuesit“.
“Përkthimi i librave lë shumë për të dëshiruar. Mund të përkthesh botime nga Oxford-i por nëse limiti e zemë nuk është mësuar nga nxënësi, si mund të jetë te libri i përkthyer?!” shton pedagogia Sanije Korini.
Top Channel