Kryeministri Edi Rama do të thotë sot fjalën e tij në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve me anë të një databaze që po qarkullon prej ditësh së djeshme në rrjetet sociale.

Siç bën me dije kryeministria, Rama pritet të dalë në konferencë për shtyp me drejtoreshëm e Përgjithshme të AKSHI-t Linda Karçanaj në orën 12:30 në kryeministri.

“Ne oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konference per shtyp ne Kryeministri”, njofton kryeministria.

Më herët gjatë ditës së sotme zyrat e shtypit të kreut të qeverisë njoftoi mbledhjen e qeverisë që do mbahet në mesditë dhe konferencën e përjavshme të ministrave për njoftimin e vendimeve.

Por në momentin e fundit, pati një ndërrim axhende dhe dalja e ministrave u anulua për shkak të konferencës së kryeministrit. m.v/Abcnews.al