Disa urdhër arreste janë lëshuar për skandalin e publikimit të pagave.
Burime bëjnë me dije se të paktën katër persona janë arrestuar, ndërsa numri i tyre mund të shkojë deri në 5 persona.
Të ndaluarit janë specialistë IT, të cilët akuzohen për “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.
Nuk janë bërë ende publikë emrat e personave që janë ndaluar nga policia, pasi aksioni është në vijim.
Pak ditë më parë disa lista me të dhënat e mijëra qytetarëve u bënë publikë në rrjetet sociale, ndërkohë që nxjerrjes së të dhënave nuk i kanë shpëtuar as targat e makinave dhe numrat e celularëve.
Në lidhje me këtë dosje, prokuroria e Tiranës ka njoftuar mbajtjen e një konference në orën 10:30 të paradites së sotme.