Prokuroria e Tiranës ka shpallur konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid 19.
Organi i akuzës, sipas gazetares Anila Hoxha, ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjellë pasoja të rënda.
Ndërkohë bëhet me dije se prokuroria ka kërkuar nga gjashtë vite burgim për infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj. Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.
Po ashtu “Tire” u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prej 2021-shit kur u zbulua skema me pacientët me Covid.
Top Channel