Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa skanoi edhe emrat e kandidatëve në listën e PS.
Sipas Kryemadhit, LSI ka listën fituese.
“Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë, kisha detyrim që të merrja pjesë në lamtumirën e tij. Rama sot shfrynte dhe turfullonte. Turfullonte e shkumëzonte sepse kishte listë humbëse dhe ka përballë listën fituese. Rama vallëzonte si balerinë, por e garantoj se më 25 prill as qafën nuk do ta lëvizë dot.
Rama është një njeri që ka probleme psikike, duke bullizuar të tjerët. Harron se çfarë përfaqëson vetë“, tha Kryemadhi, e cila skanoi edhe emrat e listës së PS.
Manastirliut, Rama i thotë luleshtrydhe. Shqiptarët paguajnë para për ilaçet, kurse mjekët i ka futur në hasmëri me pacientët. Shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe në histori. Edhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur shëndetësia kaq të rrënuar dhe shkatërruar Shqipëri.
Etilda Gjonaj? “Harroi që dje njish kishim Fatmir Xhafën dhe tani e nxori të 23-tin, Etilda Gjonaj të na tregojnë lidhet me lojërat e fatit”.
Evis Kushit, që është e para në listën e Elbasanit, Kryemadhi i kujtoi marrëveshjen për futjen e gjuhës turke në kurrikulat shqiptare dhe anasjelltas.
“Fute të detyrueshëm gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet sikur do ai vetë”. Belinda Balluku? “Çfarë lidhje ka me Fushë Krujën?”.
Por, tha më tej, ajo, “golin” më të madh, kreut të PS-së do ja bëjnë socialistët. “Edhe ata pak socialistë që kishte i sekterisi.
“Goli” i 25 prillit nuk është i LSI-së por popullit shqiptar. Socialistët do të bëjnë “golin” më të madh të jetës tënde”.
Ora news