Pas dënimit të sotëm nga Apeli i Tiranës të deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 1 vit izolim për dosjen “Babale”, po rendisin edhe precedentët që nga viti 1993 në të dy krahët e politikës, për ish-kryeministra, ministra që kanë qenë deputetë dhe për deputetë në detyrë në momentin e arrestimit dhe dënimit.Historia e drejtësisë shqiptare në tre dekada njeh procese të bujshme zyrtarësh të lartë apo ligjvënësish të arrestuar dhe dënuar, por edhe shumë të tjerë të akuzuar, ndaluar dhe liruar më pas.

Pas dënimit të sotëm nga Apeli i Tiranës të deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 1 vit izolim për dosjen “Babale”, po rendisin edhe precedentët që nga viti 1993 në të dy krahët e politikës, për ish-kryeministra, ministra që kanë qenë deputetë dhe për deputetë në detyrë në momentin e arrestimit dhe dënimit.

Bien në sy rastet e Fatos Nanos, Safet Zhulalit, Gafurr Mazrekut, Spiro Kserës, Mark Frrokut, Saimir Tahirit, Lefter Kokës dhe të tjerë.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas, 1993, Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata, për abuzim me ndihmat e shtetit italian. Gjykata do e dënonte me 12 vite burgim, nga i cili u lirua pas trazirave të vitit 1997, ku më tej u rikthye në pushtet teksa fitoi zgjedhjet e atij viti dhe u zgjodh kryeministër.

Skemat piramidale zhytën shtetin në kaos, teksa Berisha, atëkohë president, i fali me amnisti burgun rivalit të tij. Nano qëndroi rreth një vit e gjysmë në qeli dhe rreth një vit arrest shtëpie, për skandalin “Arsidi”.

Safet Zhulali

Safet Zhulali, ish-deputet i PD dhe ish-ministër i Mbrojtjes do të arrestohej më 22 gusht të vitit 1998 nën akuzën e “krimeve kundër njerëzimit”, për ngjarjet e trazirave të vitit 1997 në Jug të vendit, ku u aktivizua edhe ushtria për të sulmuar popullatën civile. Zhulali u dënua bashkë me pesë drejtues të lartë gjatë qeverisjes së demokratëve. Zhulali do të lihej i lirë më 10 korrik të vitit 2000.

Gafurr Mazreku

-Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, u dënua me 8 vite burgim nga drejtësia për plagosjen me 5 plumba në sallën e parlamentit deputetin e PD-së Azem Hajdari, në shtator të vitit 1997. Mazreku vuajti 5 vite heqje lirie dhe më pas u lirua me amnisti nga qeveria “Nano”. Në vitin 2005 u nda nga jeta pas një infarkti.

Spiro Ksera

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera do të bëhej i pari zyrtar i lartë ish-ministër i qeverisë “Berisha”, që do arrestohej për shpërdorim detyre dhe më pas dënohej, para precedentëve Tahiri dhe Koka. Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta do të arrestohej më 29 janar të vitit 2016.

Gjykata e Tiranës do e dënonte me 1 vit e 8 muaj burg ish-zyrtarin, dënim të cilin e vuajti. Ai u akuzua për një seri prokurimesh abuzive dhe fiktive, me vlerë mbi 300 mijë euro, të zhvilluara gjatë muajve të tranzicionit qeverisës të vitit 2013, muajt e verës.

Mark Frroku

Ish-deputeti demokristian i qarkut Shkodër (rrethi Pukë), por aleat i të majtëve në pushtet, u arrestua më 26 Mars 2015 bashkë me ish-deputetin socialdemokrat Tom Doshi për çështjen e inskenimit të atentatit nga Durim Bami. Fillimisht për kallëzim të rremë dhe më pas për çështjen e një vrasjeje në Belgjikë në vitin 1999 të Aleksandër Kurtit, në konflikte për aktivitete ilegale.

Gjykata e shpalli të pafajshëm për këtë ngjarje, por e shpalli fajtor për pastrim parash, pasi nuk justifikonte rreth 3 mln euro pasuri. Dënimi ishte me 7,5 vite burg nga shkalla e parë dhe më tej u bë në 6 vite burg nga Apeli. Pas disa vitesh ai u la i lirë.

Arben Ndoka

Edhe pse jo i arrestuar gjatë mandatit të deputetit pas zgjedhjeve të vitit 2013 ku fitoi një vend në Parlament si deputet i Lezhës, ai e humbu atë dy vite më pas, në vitin 2015, si pasojë e Ligjit të Dekriminalizimit. Arben Ndoka, i zgjedhur nën siglën e PS, ishte dënuar në Itali për prostitucion dhe nuk e kishte deklaruar.

Në vitin 2018 u arrestua për çështjen e 30 ha tokë te “Rana e Hedhun”, në dosjen e skandalit të tokave bashkë me familjarët e tij, me vlerë tregu 50 mln euro, tashmë e sekuestruar. Ai u lirua më pas, teksa tani ish-deputeti është në kërkim për dosjen “Revanshi” me 7 organizata kriminale të fuqishme në luftë mes tyre, për atentate dhe pagesa në aktivitete të paligjshme. Ndoka dyshohet se fshihet në Dubai.

Saimir Tahiri

I parafundit në radhë ishte ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Saimir Tahiri, hetimi ndaj të cilit nisi më 2017, si pasojë e dosjes “Habilaj” të Antimafias së Katanias në Itali. Tahiri shpëtoi burgun, por humbi karrierën politike. Apeli i Posaçëm i GJKKO-së do të dënonte më 4 shkurt 2022 Tahirin, me tre vite e katër muaj burgim, teksa më herët ish-Krimet e Rënda e kishin dënuar po më këtë masë, por ia kishin kthyer në shërbim prove me tre vite me kusht.

Rekursi që bëri tahiri riçeli çështjen në Apel dhe ky i fundit dha të njëjtin verdikt, por këtë herë me vuajtje të izolimit në Burgun e Fierit për “shpërdorim detyre”. Tahiri u lirua një vit më pas, pasi Gjykata pranoi kërkesën për shkaqe shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, deputet i PS dhe LSI, Lefter Koka, u burgos pas akuzave për korrupsion në lidhje me tenderët e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Në momentin e arrestimit, 14 Dhjetor 2021, ai ishte ende deputet i PS, teksa u denoncua për skandalin e inceneratorëve Elbasan dhe Fier, kur ishte ministër, vitet 2013-2017 me LSI. GJKKO e dënoi me rreth 7 burg me gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht me rreth 5 vite izolim për Elbasanin dhe 10 vite për Fierin, me 7 vite gjykim i shkurtuar.

Akuzat ndaj tij ishin “shpërdorim i detyrës”, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Alqi Bllako

Deputeti socialist Alqi Bllako, u arrestua më 31 Mars 2022 për çështjen e inceneratorit të Fierit, teksa u hetua edhe për rastin e Elbasanit. Në periudhën e koncesionit ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ku u akuzua se ka firmosur për inceneratorët.

Bllako mori pafajësi për Elbasanin, por u shpall fajtor për Fierin, ku kishte emëruar drejtor të inceneratorit edhe babanë e tij. Ai u dënua me 4 vite burgim, që u konvertua nga gjykimi i shkurtuar prej GJKKO në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.A.Q/I.M/Shqiptarja.com