Ka degjeneruar në skena dhune momenti i përfundimit të Euro 2020, ku anglezët duket se nuk e kanë përballuar dot humbjen dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tifozëve italianë që ishin brenda në stadium.
Siç shihet dhe në videot e mëposhtme në dalje të Wembly, tifozët anglezë kanë dhunuar ata italianë, ku duket se mërzitja për humbjen ka qenë shumë e madhe.
Italia u shpall dje kampione e europës, teksa mundi me penallti skuadrën e Anglisë, në një event që u zhvillua përgjatë një muaji në shtete të ndryshme.
