Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zbuluar pak a shumë skenarin e protestës së opozitës, e thirrur me 12 nëntor. Ai theksoi se do të ndjekin parimet e mosbindjes civile , një veprim ky, i konsideruar si pjesë e parimeve dhe akteve demokratike.
“I qëndrojmë parimeve të reagimit brenda spektrit të mosbindjes civile. Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.“, tha Beruisha,.
Ai i kujtoi kryeministrit rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, ndaj kërkoi nga Rama të mos provokojë qytetarët e vendit dhe në veçanti demokratët.
“Ka pasur edhe 20 shkurt dhe i them mos e provoko popullin demokrat. Fitorja duket. Fitorja është e madhe shumë bilez…” shtoi Berisha.