Merr fund eksperienca e Skënder Gegës në pankinën e Skënderbeut.
Trajneri ka vendosur që të mos vazhdojë bashkëpunimin me klubin korçar dhe këtë e ka zyrtarizuar sot edhe para skuadrës. Skënderbeu ra matematikisht nga Superiorja pas ndeshjeve të së hënës dhe në sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë.
Një situatë e cila sigurisht që vuri menjëherë në dyshim qëndrimin apo jo të Gegës, i cili kishte pranuar detyrën pikërisht me objektivin për të shpëtuar korçarët.
Sot, tekniku ka dalë në stërvitje me skuadrën dhe aty u ka komunikuar personalisht lojtarëve se do të largohej nga drejtimi i Skënderbeut menjëherë, pa pritur fundit e sezonit, siç kishte rënë dakord edhe me presidentin Takaj.
Pritet që në tre javët e mbetura të kampionatit, skuadrën korçare ta drejtojë Gentian Liçi, i cili prej shumë vitesh ka qenë zëvendëstrajner në këtë klub