Xhamia ‘Sinan Katibi’ në Prizren është grabitur nga disa persona. Mediat kosovare raportojnë se persona të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur paratë e bamirësisë.
Rasti është denoncuar nga personi që ruan xhaminë, i cili ka raportuar se hajdutët kanë vjedhur të gjitha paratë e grumbulluara për bamirësi.
Prokuroria ka bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren sapo të kapen të dyshuarit.
