Një 63 vjeçar nga Libofsha e Myzeqese ka apeluar për ndihmë përmes ekranit. Ai jeton i vetëm, ndërsa për shkak të pamundësisë për ta paguar atij prej një muaji i është ndërprerë energjia elektrike.
Ky është Agush Mersela 63 vjeç.
Që prej vdekjes së bashkëshortes dy vite më parë, jeton i vetëm në këtë shtëpi në Libofshë të Myzeqesë.
Ai është me aftësi të kufizuara, ndërsa kushtet ekonomike thotë se i ka të vështira.
Frigroriferin tregon se e ka bosh.
Si të mos mjaftonin të gjitha këto, prej datës 14 shtator atij i është ndërprerë energjia elektrike.
Agush Mersela : “I kanë prerë dritat në datën 14 shtator, i prenë tani ata. Janë 6 muaj pa paguar dritat”.
10 mijë lekë që merr nga KEMPI thotë se nuk mjaftojnë për asgjë.
Agush Marsela: “Me ato 100 mijë lekë që marrë unë ato sme dalin për bukë”.
63 vjeçari apelon për ndihmë, ndërsa thotë se nuk mund as të punojë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.Nëse dëshironi ta ndihmoni mund të telefoni në: 069 961 6530.
Ora news