Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC, nisi gjykimi në themel në GJKKO.
Në seancën e parë në themel nuk u paraqit biznesmeni Pëllumb Gjoka, por u mbrojt nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.
Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK kërkoi vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar, pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.
Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj kërkoi shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të pasur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.
Ndërkohë, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkuan të shtyhet në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca e ardhshme u la më 21 janar.
Top Channel