Ekzaktësisht një vit pas lançimit të Mi 11, Xiaomi po përgatitet për prezantimin e pasardhësit të tij në datën 28 dhjetor. Ky lajm vjen pas një njoftimi në faqjen zyrtare të kompanisë në platformën Weibo.

Linja e re e smartphone-ve do të quhet Xiaomi 12, pasi kompania ka vendosur të heqë emërtimin Mi nga produktet e saja. Kjo linjë pritet të përbëhet nga 4 smartphone: Xiaomi 12, Xiaomi 12 Pro, 12X dhe 12 Ultra. Deri më tani nuk ka shumë detaje zyrtare mbi këto pajisje, mirëpo një lajm i konfirmuar nga kompania është se ato do të fuqizohen nga proçesori më i ri i Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1.

FGu2U3QXoAMRoej.jpg

@iceuniverse ka publikuar disa imazhe që i përkasin Xiaomi 12 dhe 12 Pro në adresën e tij në Twitter. Në këto pajisje mund të dallohet qartësisht kamera e orientuar në qendër të pjesës së sipërme të ekranit. Në pjesën e pasme, Xiaomi 12 pritet të ketë 3 kamera, ku ajo kryesore do të ketë nëj sensor 50MP.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1473190043711782912&lang=en-gb&origin=https%3A%2F%2Fgeekroom.al%2Fmobile%2Fitem%2F2839-smartphone-i-i-ardhshem-flagship-nga-xiaomi-do-te-vije-ne-daten-28-dhjetor&sessionId=417a242d68f0e31acaadf74cf9caee84703b0a98&siteScreenName=geekroom&theme=light&widgetsVersion=9fd78d5%3A1638479056965&width=550px

Dhe pse pajisjet Xiaomi nuk janë shumë prezentë në tregun amerikan, kompania renditet si prodhuesi i dytë më i madh i pajisjeve Android në Evropë pas Samsung. Kërkesa për këto smartphone është gjithnjë në rritje pasi ato ofrojnë specifika të ngjashme me smartphone-t flagship të Samsung, por me një çmim shumë më të përballueshëm.

Fillimisht Xiaomi 12 do të prezantohet në tregun kinez dhe pritet që të shpërndahet globalisht duke filluar nga shkurti i vitit 2022.