Nothing ka lajmëruar përmes transmetimit live “The Truth” se do të prezantojë smartphone-in e saj të parë të quajtur Phone 1 gjatë kësaj vere. Kompania prezantoi disa nga shërbimet që do të vijnë në këtë smartphone në mënyrën më karakteristike të mundshme të CEO-s Carl Pei, i cili premton se do të shpërndajë më tepër informacione gjatë muajve në vijim.
Phone 1 do të fuqizohet nga një proçesor Snapdragon nga Qualcomm dhe do të përdorë sistemin operativ Nothing OS, një version të modifikuar të Android, i cili merr shërbimet më të mira të këtij OS dhe i sjell ato në formën më të thjeshtë të mundshme. Nothing OS do të ofrojë një eksperiencë mjaft të shpejtë, me fonts të veçanta, ngjyra dhe elementë të dizenjuara pikërisht për këtë smartphone
Nothing do të ofrojë një preview të vizionit të Nothing OS në prill përmes një launcher-i që do të mund të instalohet në disa pajisje të përzgjedhura.
Me ndjekjen e këtyre hapave duket se Nothing po ndjek të njejtin rrugëtim si OnePlus, ku Carl Pei ishte bashkëthemelues. Ai tregoi se shpreson se do të arrijë të krijojë një ekosistem që do të mundësojë një lidhje mjaft të mirë, të ngjashëm me atë të Apple, midis produkteve dhe shërbimeve të ndryshme në të njejtën kohë.
“Ky është fillimi i një ekosistemi të hapur që i jep njerëzve një zgjidhje reale. Ne po ndërtojmë alternativën më bindëse të ekosistemit të Apple.” tregoi Pei.