Samsung sapo ka prezantuar smartphone-in që mund të jetë i fundit për 2021, i cili nuk do të konkurojë me pajisjet high-end si seria S21, por me ato low-end.

Samsung Galaxy A03 do të jetë pasardhësi i A03s që u prezantua në shtator dhe do të ketë disa specifika më të mira, por do të ruajë çmimin karakteristik të lirë.

Ai do të ketë një ekran 6.5 inç, bateri me kapacitet 5,000mAh, kamera kryesore 48MP, një depth sensor 2MP, kamera selfie 5MP dhe Dolby Atmos Audio.

Samsung Galaxy A03 pritet të vijë me 3 konfigurime të ndryshme, 3GB RAM/32GB internal storage4GB RAM/64GB internal storage dhe 4GB RAM/128GB internal storage. Trupi i smartphone-it do të jetë plastik dhe do të vijë në 3 ngjyra të ndryshme: redblue dhe black. Ne nuk e dimë ende se kur kjo pajisje do të dalë në shitje, mirëpo si referencë mund të marrim A03s i cili kur u prezantua kushtonte $195. A03 pritet të kushtojë pak më shumë pasi në të përfshihen pjesë më të mira.

Samsung Galaxy A03 do të duhet të luftojë në treg me Xiaomi Poco X3 NFCdhe Moto G9 Power, ku e para ofron ekran me refresh rate 120HZ, ndërkohë që tjetra ka një bateri masive prej 6,000mAh.