Rama: Gjykata Kushtetuese po kujton sot 30 vjetorin e krijimit të saj, ditë e rëndësishme sa e keni parë të udhës të ftoni figurat më të rëndësishme të shtetit përfshirë dhe mua.Ju kërkoj ndjesë që nuk mund të qëndroj më gjatë se fjala, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë. Ndonëse sebepi është festiv, kreu i pushteti ekzekutiv ndodhet përpara pushtetit gjyqësor dhe me sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia nuk ndihen të huaj, madje kanë një luks të vecantë të ndajnë vendimet e gjykatave. Një fjalim përgëzues dhe linear sic e do tradita mbetet e pamundur për mua, një fjalim kritik po ashtu kshuqë edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës.

Ngjarja është më domethënëse se kaq, sot kremtohen vetë fillimet e kushtetueshmërisë, pas një periudhe tejet të gjatë totalitare Shqipëria u pajis me GJK ende para se ti jepte vetes një kushtetutë falë konsensusit të bashkësisë politike. Në vitet e para të kalimit nga diktatura në liri, GJK ishte në vetmi absolute e zhveshur nga cdo traditë pararendëse dhe e pamësuar me bazat e reja, për të mos folur pasatj për sofistikimet e të drejtave themelore të njeriut.

Në leksikun modest të kohës u shtuan shumë terma, për demokracinë në vend.Të gjitha nocionet do bëheshin filli përshkues i jetës politike, insit, dhe publike shqiptare.Kështu hyri në bashkëjetesën tonë të re, rojtari i kushtetutës, GJK. U bë vetë kushtetuta e pashpallur, u rrah me vaj e uthull gjatë një tranzicioni delirant. Pavarësisht tendencave deformuese falë saj sot kemi një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve. Si një i verbër që ecën këmba dorazi në natyrën e pafund që e rrethon edhe GJK ishte një ngrehinë me dritë dhe hije. Ka shkëlqime por edhe njolla të pajustifikueshme, si ajo e ish-presidentit. Sidoqoftë GJK e ka përvijuar rrugën e saj si zbutëse e efekteve negative të tranzicionit.