Para disa vitesh ekzistonte një shqetësim se Snap, kompania mëmë e Snapchat, nuk do të mbijetonte si një kompani e vetme. Çmimi i aksioneve të kompanisë ra në $5 pas ridizajnimit katastrofik i cili frenoi rritjen e numrit të përdoruesve dhe ngatërroi reklamuesit.
Tashmë situata është mjaft e ndryshme. Snapchat po rritet me një ritëm më të shpejtë nëse ne e krahasojmë me vitin 2017 kur u bë publik. Ditën e enjte, kompania lajmëroi se aplikacioni numëronte 13 milionë përdorues ditorë aktivë më tepër gjatë 3 mujorit të dytë, një rritje prej 23% nga e njejta periudhë.
Kjo gjë nënkupton se 293 milionë njerëz e përdorin Snapchat çdo ditë. Përfitimet e kompanisë u rritën me 116% duke kapur vlerat $982 milionë, duke u klasifikuar kështu si kompania me rritjen më të shpejtë, dhe më shpejt se Facebook apo Twitter.
Shumica e personave që u regjistruan në 3 mujorin e dytë në këtë aplikacion vinin nga tregjet jo kryesore si Amerika Latine dhe Evropa, ku reklamuesit paguajnë më tepër për të arritur tek njerëzit.
Ajo që Snap dhe Facebook kanë të përbasshkët është pasioni i tyre për AR, teknologjinë që I zhvendos grafkat kompjuterike drejt ekraneve të telefonit apo syzeve smart.