Që nga lançimi i aplikacionit në 2015, filtrat e Snapchat kanë rezultuar një sukses i madh për këtë aplikacion. Shumë nga ne njohin kryesisht filtrat me kurorën me lule apo atë me veshët e një qeni, mirëpo këtë vit disa filtra të tjerë kanë zënë vendet e tyre.

Filtri “Big Mouth” gjendej në krye të kësaj renditjeje pasi 24.7 milionë britanikë kishin vendosur të përdornin këtë filtër. Filtra të tjera mjaft të përdorura gjatë këtij viti ishin “Happy Face”, “Broccoli” dhe “3D cartoon”.

51782671-10309269-image-a-25_1639562615360.jpg

Një zëdhënës i Snapchat tregoi: “Në Mbretërinë e Bashkuar, britanikët kanë përdorur vazhdimisht Lenses për të shprehur veten e tyre dhe për të kontaktuar me miqtë.”

Në total, 5 filtrat më të përdorura në Mbretërin e Bashkuar u shikuan më tepër se 4 miliardë herë, sipas Snapchat. “3D Cartoon” u përdor nga më shumë se 17.2 milionë përdorues.

51782679-10309269-image-a-30_1639562749085.jpg

Lenses në Snapchat përdorin machine leraning për të transformuar fytyrën tuaj në forma shumë të ndryshme, duke argëtuar përdoruesit.

Snapchat ka shfrytëzuar gjatë këtij viti dhe memet e bëra virale në internet, si përshembull në rastin e Bernie Sanders kur ai ishte i ulur në një karrige. Aplikacioni lançoi një filtër tepër argëtues që lejonte përdoruesit të vendosnin Sanders në shtëpitë e tyre, duke përdorur AR.