Ish-deputetja e Partisë Socialiste Edlira Haxhiymerit, është ndarë sot nga jeta. Lajmi i trishtë i konfirmuar dhe nga familjarët, ka shokuar miqtë dhe kolegët e Haxhiymerit.

Disa nga kolegët e saj në PS kanë shkaur mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale. Presidenti Meta e vlerësonte Edlira Haxhiymerin si politikane por dhe si pedagoge që më shumë se tre dekada ua dedikoi studentëve.

Pedagogia dhe studiuesja e përkushtuar e Shkencave Sociale vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot dhe mëngjesin e këtij 14 maji ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Damian Gjiknuri

Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Edlira Haxhiymerit e cila humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej 5 vitesh. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe

Ilir Meta

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses, ish-Zv.ministre dhe zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare. Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!

Vangjel Tavo

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Edlira Haxhiymeri, intelektuales, pedagoges dhe ish deputete në Kuvendin e Shqipërisë, njeri me intergritet të lartë njerëzor. I shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe të afërmve! U prehtë në paqe!

**Departamenti i Punes Sociale dhe i Politikes Sociale

Prof. Edlira Haxhiymeri, nje nga themelueset e Fakultetit te  Shkencave Sociale dhe Departamentit të Punës dhe Politikave Sociale, nga sot nuk do të mund të jetë fizikisht pranë nesh.

I shprehim ngushellimet tona te sinqerta Endritit, Prof.Eqeremit, vellait dhe familjes se gjere. Koleget, bashkepunetoret dhe studentet do ta kujtojne gjithmone Prof. Eden per seriozitetin, pergjegjshmerine dhe integritetin qe e karakterizoi gjithe jeten. Homazhet e fundit do t’i jepen diten e diele, nga ora 09.30-11.00 ne Fakultetin e Shkencave Sociale