Sokol Skura është arrestuar sot pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd.
Sokol Skura është prezantuar sot si kandidat i LSI për qarkun e Elbasanit dhe renditet i pesti në listë.

Por kjo nuk është hera e parë që 42 vjeçari i jep mjetit në gjendje të dehur. Edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur për vdekje me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.


Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave./Egnatia News