Prej ditës së hënë në Abcnews.al është hapur një sondazh online në të cilin lexuesit e webit mund të votojnë partinë që kanë ndërmend të besojnë në 25 prill edhe kandidatin e preferuar prej tyre.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga momenti që është hapur sondazhi, fluksi i votuesve në sondazh ka qenë i lartë, pasi janë regjistruar mbi 105000 pjesëmarrës.

Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Abcnews.al

Çdokush mund të votojë vetëm 1 herë në javë. Rezultatet mbyllen dhe zerohen në fund të javës për të rifilluar nga zero në hënën. Deri një ditë para zgjedhjeve do të publikohen 4 herë rezultatet finale të javës. Por si është rezultati në 24 orët e para në qarqet më të nxehta?

Elbasani është një nga fushëbetejat, ku deri tani janë shënuar dy përplasje, ndërsa sa më shumë afrohet dita e votimit aq më shumë nxehet gara.

Nga votat e deritanishme në këtë qark, që ka 14 mandate kryeson Partia Socialiste me 41.52%. Koalicioni opozitar i udhëhequr nga PD renditet në vendin e dytë me 35.61 %, LSI me 8.9%, ndërsa më pas vjen Bindja Demokratike me 6.23%.

Ndalur te përzgjedhja e kandidatëve për secilën parti, në listën e PS-së i preferuari me më shumë vota është Taulant Balla, te PD është i rikthyeri Dashnor Sula, ndërsa te LSI-ja, liderja e partisë Monika Kryemadhi./ db/ Abcnews.al