Shqipëria do të nisë sot në mbrëmje rrugëtimin në Ligën e Kombeve, teksa do të përballet me Islandën në orën 20:45.
Një rrugëtim që mund t’i sjellë Kombëtares përfitime të mëdha në lidhje me kualifikimin në Europian apo dhe kalimin në një vazo më lart në momentin e hedhjes së shortit, gjithmonë nëse kuqezinjtë dalin të parët në grup.
FORMACIONI – I ndikuar nga disa mungesa, si ajo e Brojës, Uzunit, Bares, Laçit apo Manajt, trajneri Edi Reja deri një ditë përpara ndeshjes mendohet që të luajë me një formacion të tillë:
Në portë i besohet eksperiencës së Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja me një rreshtim me pesë, ku bëjnë pjesë Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti dhe Hysaj.
Përpara tyre dhe në mesfushë mbetet një dilemë se kush do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin, Nedim Bajrami apo Endri Çekiçi.
Ndërkohë, në sulm italiani pritet që t’i besojë dyshes Cikalleshi-Seferi.