Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, Këshilli i Europës ka marrë disa vendime për sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Soreca tha se sanksionet e ndërmarra mbulonin sektorët financiarë, energjitik dhe transportues, mallrat me përdorim të dyfishtë, kontrollin dhe financimin e eksporteve, politikën e vizave dhe listën shtesë të individëve rusë.
Ambasadori, i BE, Luigi Soreca:
Këshilli Europia ra dakord këtë mbrëmje për një paketë sanksionesh të forta kundër Rusisë që mbulon sektorët financiarë, energjitik dhe transportues, mallrat me përdorim të dyfishtë, kontrollin dhe financimin e eksporteve, politikën e vizave dhe listën shtesë të individëve rusë.