
Kjo është dita e fundit që besimtarët dhe dashamirësit i bëjnë nderimet e tyre Papa Françeskut, përpara se varrimi i tij të bëhet nesër në mëngjes.
Lider nga e mbarë bota kanë udhëtuar sot drejt Romës për nderimet, ndërsa mes tyre është edhe presidenti i vendit tonë, Bajram Begaj.
Bazilika e Shën Pjetrit do të qëndrojë e hapur deri në orën 19:00 me orën lokale për ata që ende duan të paraqiten për të parë trupin e tij dhe për t’i bërë homazhe.
Pas funeralit të tij, nesër në orën 10:00 me orën lokale, Françesku do të bëhet Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në kriptën e Shën Pjetrit – ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë.
