Pamjet që shihni datojnë më vitin 2016, ku kryeministri Edi Rama inspektonte nga afër shëtitoren buzë detit në Prestige Resort, ndërsa sot la lëshuar fandromat pasi e cilëson si ndërtim pa leje.
BalkanWeb sjell imazhet e bëra më 3 prill të 2016-ës, ku shihet Rama me disa ministra të tij, që shohin nga afër pistën që ishte në ndërtim e sipër.
Për këtë pistë dhe dy pishinat kryeministri Rama jo vetëm që kishte dhënë leje me firmë për ndërtimin, por nuk ka kursyer as idetë mbi projektet në fjalë.
(BalkanWeb)