Ditën e sotme, 26 nëntor  Shqipëria dhe Kosova do të firmosin edhe 16 marreveshje të tjera, prej të cilave kanë në fokus lëhtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Pritet të lehtësohen procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, njohjen e sigurimeve shoqërorëve si dhe njëhsimi i diplomave.

Pavarësisht pakënaqësive dhe kundërshtive mes tyre, Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të shtrëngojnë sërisht duart. Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare do të mblidhen për herë të 7-të, dhe Elbasani do të jetë qyteti i cili do t’i mirëpresë dy kabinetet.

16 marrëveshje të reja do të nënshkruhen sot, nga të cilat 4 prej tyre do të dakordësohen ndërmjet institucioneve shtetërore.

Në 6 mbledhjet e para janë firmosur 86 marrëveshje mes dy qeverive, por në disa prej tyre kanë mbetur vetëm në statistikat e protokollit, pasi nuk janë realizuar.

Në orën 9:30 pritet mbërritja e delegacionit kosovar, ndërsa në 11:30 Edi Rama dhe Albin Kurti do të flasin para gazetarëve mbi marrëveshjet e firmosura, por nuk do të mbetet pas edhe nisma Open Ballkan, që pas takimit online me zyrtarin amerikan Gabriel Escobar,  është kushtëzuar edhe mbështeja e SHBA-së.