Ditën e sotme do nisë vaksinimi për personat 60-vjeç, që vuajnë nga sëmundjet kronike. Lajmi u bë me dije nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo në njoftimin e saj tha se personat mbi 60 vjeç të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Kujtojmë se njëkohësisht po vaksinohen edhe personat mbi 65-vjeç.
Ndërkohë ditën e sotme, do fillojë edhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer. Që nga nisja e fushatës së vaksinimit, në vend janë vaksinuar 256,848 persona, 182,669 prej tyre të moshuar.