Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook sa I takon Kuvendit të djeshëm duke thënë se u dha përgjigjia më dinjitoze e madhështore nga delegatë e militantë të pranishëm për rithemelimin e PD-së.
Berisha shkruan se nuk është koha e dyshimit por e veprimit duke ftuar të gjithë demoratët të bëhen pjesë e betejës së tij.
Kujtojmë se sot në orën 15:00 Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së ku pritet të ketë përjashtime.
Në këtë mbledhje pritet të shkakrohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Përveç Edi Palokës, do të propozohet edhe shkarkimi i anëtarëve: Belind Kelliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e kërkuar nga Basha.
Postimi i Berishës:
Te dashur demokrate dhe demokratë!
Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores.
Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.
Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit.
Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur.
Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush,
Sali Berisha!