Sot maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atë të Lëndës me Zgjedhje.

Janë rreth 34 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit për provimin e matematikës. Si edhe vitet e tjera provimi do të nisë në orën orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit duke repektuar masat anti-Covid.  Ndërsa maturantët që janë të prekur nga Covid-19, do të kenë mundësi që provimin ta japin në vjeshtë.

Kujtojmë që maturatët pas provimit të matematikës, filluan protestat me pretendimin se pyetjet ishin të vështira, ndërsa dje ministria e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se është marrë vendimi që do të ulen pikët për çdo notë.

newsbomb