Kuvendi diskuton këtë të mërkurë në seancë plenare çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit dhe pritet që të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President.

Por Presidenti Ilir Meta duket i pashqetësuar teksa ka vijuar me axhendën e tij në Presidencë.

Siç e ka shprehur edhe më parë, “zero shqetësim” për vendimin që mund të marrë Kuvendi, kreu i shtetit paralel me zhvillimin e seancës plenare, organizon në Presidencë një aktivitet me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, ku do shpërndajë dhe Tituj për disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Panorama