Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Seancat e fundit parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga ana e opozitës, e cila ka nisur një aksion që prej nëntorit të 2023-it.

Opozita ka deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

Në seancën e javës së kaluar e cila ishte e para për vitin 2024, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke penguar fjalimin përshëndetës të presidentit Bajram Begaj për fillimin e sesionit parlamentar.

Më poshtë rendi i ditës për seancën e sotme në Kuvend.

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare ne daten 25.1.2024, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 15.1.2024.

2. Njoftime.

3. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit, ndermjet Republikes se
Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes
se Frances, perfaqesuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’ Azur, dhe Komisionit Evropian,
per programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”.

4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe
Bashkimit Evropian, per aktivitetet operacionale te kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes
Kufitare dhe Bregdetare ne Republiken e Shqiperise”.

5. Akt normativ nr. 6, date 14.12.2023 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 84/2022
“Per buxhetin e vitit 2023”, te ndryshuar.

6. Akt normativ nr. 7, date 14.12.2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 29/2023,
“Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar.

7. Akt normativ nr. 8 “Per marrjen e masave urgjente per mbrojtjen dhe permiresimin e
infrastruktures per trajtimin e ujerave te ndotura qe shkarkohen prane ose ne ujera larese”.

8. Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2022”.

9. Projektligj “Per shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 “Per krijimin e Agjencise Kombetare te
Diaspores”, te ndryshuar.

10. Projektligj “Per indeksimin e pages se punonjesve dhe nepunesve ne Republiken e
Shqiperise”.

11. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe klasifikimin e pagave te Komisionerit per te Drejten e lnformimit
dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar.

12. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 “Per miratimin e
struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Inspektorit te
Larte te Drejtesise”, i ndryshuar.

13. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Inspektoratit te Larte te
Deklarimit e Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave”, i ndryshuar.

14. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se
komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

15. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 70/2021 “Per caktimin e anetareve
zevendesues ne perbetjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

16. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.