Sot do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku pritet të diskuothet për disa projektiligje.

Sanca nis në orën 10:00 dhe do të për projekltligjin e ndërtimit të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, akt normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V.

Po ashtu do të zhvillohet debat për Integrimin Europian si dhe do të diskutofhet Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 87, datë 15.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Mocion me debat për Integrimin Europian

(Neni 48/3 i Rregullores së Kuvendit)

Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

(Koha e diskutimeve eshte percaktuar ne Konferencen e Kryetareve dhe ndahet ne menyre perpjestimire ndermjet grupeve sipas perfaqesimit te tyre ne Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 127 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 68 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 12 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

– PSD 5 minuta

– LSI 7 minuta

– Sali Berisha 2 minuta

– Albana Vokshi 2 minuta

– Edmond Spaho 2 minuta

– Flamur Noka 2 minuta

– Luan Baçi 2 minuta

  1. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim:absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.

(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Integrimin Europian

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Integrimin Europian

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka.

(Neni 119/1 të Rregullores)

  1. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

(Neni 78 i Kushtetutës, neni 2 pika a të ligjit nr. 10405 dhe nenit 22 pika 5 të ligjit nr. 53/2019)

  1. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

(Neni 78 i Kushtetutës, neneve 9 pika 2 dhe 10 pika 1 të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, si dhe neneve 15, pika 2 dhe 19 pika 17 të ligjit nr. 97/2013)

  1. Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.

(Neni 78 i Kushtetutës, nenet 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores)

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).