Sot në orën 17:00 do të mbahet seancë plenare.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pritet që seanca të ketë tensione, për shkak se opozita vijon me paralajmërimet për mosbindje civile.

Kujtojmë se ende nuk ka përfunduar dënimi për përjashtimin nga jeta parlamentare të deputetëve të PD nga Sekretariati i Etikës.

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se sot PD do të mbledhë në orën 15:00 në seli grupin parlamentar, ku do merren vendimi mbi atë që do të ndodhë sot në seancë.