Rama: Sot u sigurua mandati I tretë, sot më intereson sa fiton vendi, kombi dhe njerëzit e shoqëria në të përditshmen e qeverisë tonë, që është larg më të mirës së mundshme por shihni cfarë bëhet me të tjerët.

Nuk kalohet dy herë i njëjti lumë, ky gravitet do tërheqë dhe Lulin, unë nuk argëtohem sepse këtu është e domosdoshme që të gjithë të bëjmë dicka për paqe dhe normalitet. Kjo përçarje e thellë që I pari e ka mishëruar si mjet për të sunduar shqiptarët dhe pasardhësi I marrë në dorë nga plaku.

Duhet parë me sy të hapur nga gjithë shqiptarët, dhe nuk mund të konsumojë ushqimin e këtij gjaku të prishur.

Një agression fizik dhe gojë që flasin në emër të muskujve dhe sigurisht vjen nga pa legjimiteti i dy palëve. Të dy kufomat e kanë të pamundur të udhëheqin demokratët, kacafytja e tyre është nevojë e tyre për njëri tjetrin. Mbahen të dy që të mos bien të dy.