Organizatorët e protestës që mbahet tashmë prej 48 ditësh në Tiranë, kanë njoftuar se të shtunën do të zhvillojnë mbledhjen e parë të “Kuvendit Kombëtar Qytetar”.
Ata ftojnë qytetarët të plotësojnë formularin për aplikimin për pjesëmarrje në këtë Kuvend dhe të bëhen pjesë e mbledhjes.
“18 Korrik 2026, ora 12:00, te Hotel Tirana International (15-katëshi) në Tiranë. zhvillohet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Pasi të plotësoni formularin, jeni të ftuar të merrni pjesë. Shqipëria e Shqiptarëve!”, shkruan Flora Baba në rrjetin e saj social Facebook.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflora.xhemani.baba%2Fposts%2Fpfbid021EubTuuFctz2nWVuPXhM3fssJD9fdC1pPKek9kUKSQpF2mKhvcHFuSQdM2chy2Tjl&show_text=true&width=500






