Ky është dokumenti fletëthirrjes për ish kryeministrin Sali Berisha që mban datën 7 nëntor 2025 me firmën e prokurorit të SPAK Alfred Shehu.

Kryetari i PD të enjten deklaroi se nuk është njoftuar për fletëthirrjen e SPAK për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.

Këtë të premte, burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.

Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.

Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime nga kuvendi,  është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.

Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.